Pika kufitare Tabanovc, prej ditës së sotme nuk vlejnë pasaportat me emrin e vjetër
13.02.2024 12:32
Në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës...

Në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës, nga sot nuk vlejnë më dokumentet e udhëtimit me emrin e vjetër Republika e Maqedonisë, por ato në të cilat është shënuar Republika e Maqedonisë së Veriut.
Qytetarët e Maqedonisë jashtë vendit që kanë dokumente të vjetra udhëtimi, do të mund të kthehen në vend me fletë udhëtimi të lëshuar në përfaqësitë diplomatike-konsullore.
Ndryshe nga pasaportat, letërnjoftimet do të jenë të vlefshme, por vetëm në territorin e vendit tonë.
Qytetarët me dokumente të vjetra udhëtimi të mos tentojnë fare të largohen nga vendi, apelojnë nga MPB-ja.
"Ata me shtetësi të dyfishtë do të mund të përdorin pa problem dokumentet e vendeve të tjera. Për ato vende me të cilat kemi marrëveshje dypalëshe për udhëtim me letërnjoftime, qytetarët nuk do të kthehen nga punonjësit tanë të policisë kufitare nëse i kanë kartat e tyre të vjetra të identitetit, por ne nuk garantojmë se do të pranohen nga shtetet e tjera", thonë nga MPB-ja.
