Botë

Vdes deputeti i "Listës Serbe", Rakiq

02.04.2015 14:12

Deputeti i “Listës Serbe” në Kuvendin e Kosovës, Velimir Rakiq, ka vdekur të mërkurën në mbrëmje në një fatkeqësi komunikacioni, në Leposaviq...

Lajmin e ka konfirmuar për Radion “Evropa e Lirë” kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq. 
 
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, ka thënë po ashtu për Radion “Evropa e Lirë” se aksidenti ka ndodhur kur makina me të cilën udhëtonte Rakiq është përplasur për një kamion.
 
Shoferi i kamionit nuk është plagosur, ndërsa hetimet në lidhje me aksidentin kanë nisur, ka konfirmuar Hoti.