Maqedoni
Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë, Naskovski: Të kthehen fondet e dy muajve paraprakë
13.02.2024 14:44
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionistë, Aleksandar Naskovski...

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionistë, Aleksandar Naskovski, pretendon se është kryetar legjitim i sindikatës. Ai theksoi se Zoran Pavlovski, i cili e identifikon veten edhe si kryetar i sindikatës, asnjëherë nuk ka qenë anëtar. Deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjes, Ministria e Mbrojtjes ka ndalur kalimin e kuotës së anëtarësimit në llogarinë e sindikatës, ndonëse të dyja sindikatat kërkojnë që fondet e ngrira të dy muajve të fundit t'u kalojnë atyre.
“Institucionet kompetente e kanë vërejtur falsifikimin dhe e kanë korrigjuar gabimin e bërë, me të cilin personi Zoran Pavlovski është fshirë nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionistë. Në gjendjen aktuale është kthyer kryetari i vërtetë dhe personi i autorizuar i sindikatës, Aleksandar Naskovski. Këtë provë e kemi dorëzuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në të gjitha departamentet ku apelojmë që të veprojnë në përputhje me ligjin për marrëdhëniet e punës të RMV-së dhe marrëveshjen kolektive të Ministrisë së Mbrojtjes. Zhbllokoni menjëherë llogarinë e sindikatës dhe transferoni fondet që janë mbajtur prej dy muajsh.”, - deklaroi kryetari i Sindikatës së Pavarur i Ushtarëve Profesionistë, Aleksandar Naskovski.
Nga Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë i bëjnë thirrje ministres së Mbrojtjes, që të fillojë procedurë juridike kundër këtyre personave, sepse siç thonë, ata kanë manipuluar me Ministrinë e Mbrojtjes, duke dëmtuar reputacionin e ushtrisë me veprime të tilla kriminale.
SEDAT SELIMI
