Maqedoni
Në Kozle, gjendja stabile me kollën e keqe, Bajramovska: Mbulimi i vaksinimit të jetë mbi 95%
13.02.2024 15:15
Në spitalin e fëmijëve “Kozle” gjatë ditës së sotme nuk është regjistruar asnjë rast i fëmijëve të prekur me kollën e keqe....

Në spitalin e fëmijëve “Kozle” gjatë ditës së sotme nuk është regjistruar asnjë rast i fëmijëve të prekur me kollën e keqe. Në spitalin e fëmijëve në Kozle aktualisht janë të hospitalizuar 7 fëmijë të prekur me sëmundjen e kollës së keqe, të gjithë janë në gjendje stabile, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë sëmundje ka arritur mbi 30.
Ndërkohë në punktet e vaksinimit në tërë vendin vazhdon vaksinimi i fëmijëve. Nga institucioni i Avokatit të Popullit thonë se shteti duhet të marrë në vazhdimësi të gjitha masat që fëmijët të vaksinohen sipas kalendarit të imunizimit. Autoritetet nuk duhet të lejojnë që përfshirja të jetë nën 90% me asnjë vaksinë, thotë zëvendësavokatja e popullit, Vaska Bajramovska. Vaksinimi për kollën e keqe, përfshirja është 69%, ashtu siç ishte edhe kur u shpall epidemia e fruthit 5 vite më parë, me rreth 65% imunizim.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte në atë se në rastin konkret qëllimi është i justifikuar dhe legjitim e shtetit përmes masave që janë ligjërisht të bazuara në ligj, si dhe të informuar më parë, kujdestarët dhe prindërit e fëmijëve për ekzistimin e këtyre masave, posaçërisht në aspekt të asaj se e drejta e shëndetit të fëmijës të komunitetit kolektiv në këtë rast është më e rëndësishme nga e drejta e zgjedhjes së prindërve.”, - deklaroi zëvendësavokatja e popullit, Vaska Bajramovska.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, të gjitha vaksinat që merren deri në 12 muaj, me përjashtim të vaksinës pneumokokale dhe rota, në vitin 2022 kanë një përfshirje prej rreth 84 për qind. Me vaksinën MRP, përfshirja është 70 për qind. Dy vite më parë, përfshirja më e ulët e rivaksinimit me vaksinë pneumokokale ishte tek foshnjat 12 muajsh, 56%. Vaksinat e dhëna tek foshnjat 18 muajsh kanë 69% përfshirje.
VLORA LATIFI TOPOJANI
