Maqedoni
Ndërrimi i patentë shoferit dhe lejet për qarkullim, Bytyqi: Do të jenë falas
13.02.2024 17:47
Patentë shoferët, lejet për qarkullim, si dhe fletudhëtimet për qytetarët që jetojnë jashtë vendit...

Patentë shoferët, lejet për qarkullim, si dhe fletudhëtimet për qytetarët që jetojnë jashtë vendit dhe duhet të kthehen në vendlindje do të jenë falas,njoftoi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, pas mbarimit të seancës së Qeverisë. Ai thotë se në këtë mënyrë u ndihmohet qytetarëve që deri në fund të vitit të pajisen me dokumente të cilat u nevojiten.
“Obliguam Ministrinë e Brendshme që t’i ndërmarrë aktet juridike dhe të veprojë që patentë shoferët dhe lejet e qarkullimit që duhet parakohe t’i ndërrojnë të jenë pa kompensim. Vendimi i dytë është i lidhur me MPJ-në. Ministria e Jashtme duhet të marrë aktivitete që dhënia e fletudhëtimeve për ata që jetojnë jashtë RMV-së nëse kanë nevojë të kthehen në vendlindje kompensimi për fletët e udhëtimit të jenë falas.”, - deklaroi zëvendëskryeministri i Ekonomisë, Fatmir Bytyqi.
“Morën vendim me të cilat Ministria e Brendshme obligohet që prej nesër lejet e vozitjes që janë me emrin e vjetër, të rejat t’i japë në kurriz të MPB-së. Vendimi është marrë, sot shërbimet në MPB i përgatitin aktet e brendshme, të cilat do të firmosen nga ana ime dhe ministrit tëBrendshëm.”, - theksoi zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev.
Ngjitëset “NMK”, rrëmujë nëpër stacionet e kontrollit teknik
I pyetur për qytetarët që kanë paguar për nxjerrjen e dokumenteve pas ndryshimit të emrit dhe kanë marrë dokumente me emrin e vjetër, Bytyqi tha se në periudhën në vijim do të kërkohet zgjidhje për ato. Ndërkohë në stacionet për kontrollin teknik po vazhdojnë të jepen ngjitëset me mbishkrimin “NMK”. Qytetarët të cilët kishin ardhur për të marrë këto ngjitëse thonë se kanë pritur me orë të tëra.
“Dje dhe sot ka pasur rrëmujë, kam pritur diku një orë. Nuk kam krer punë, do të kthehem përsëri”, - tha një qytetarë.
“Ditën e parë ishte rrëmujë e madhe, tani është më mirë”, - tha një qytetar tjetër.
“Patjetër e pata të dal për një orë e gjysëm prej pune, që të kryej punë këtu”, - u shpreh një qytetar.
Për lëshimin e etiketës “NMK” është kusht që qytetarët të kenë leje qarkullimi me emrin e ri kushtetues, ndërsa zëvendësimi i etiketës “NMK” është pa pagesë. Lejet e vozitjes për përdorim të brendshëm do të jenë të vlefshme deri më 31 dhjetor.
ERSAN PAJAZITI
