Tenis

Murray dhe Berdych, në gjysmëfinalen e ATP Miami

02.04.2015 14:27

Andy Murray dhe Thomas Berdych janë dy gjysmëfinalistët e parë të Mastersit të Miami...

Munguan surprizat në ditën e 7-të të turneut amerikan pasi Murray dhe Berdych kaluan pa shumë probleme kundërshtarët e tyre dhe tashmë do të masin forcat me njëri-tjetrin në gjysmëfinalet e Miami Open. 
 
Nuk e pati edhe aq të thjeshtë sfidën e tij përballë austriakut Dominic Thiem, numri 4 i Botës. Murray, i cili e kishte mundur 21-vjecarin nga Neustadti reth 2 muaj më parë në turneun e Roterdamit, humbi setin e parë me rezultatin 6-3. Mirpo seti final ishte vendimtar me varst Murry me meritë u kualifikua në garat e mëtejme.  
 
Shumë më pak djersë se tenisti skocez derdhi kundërshtari i tij i radhës për t'u kualifikuar në gjysmëfinale. Ceku Thomas Berdych mposhti 2-0 sete 6-3 6-4 argjentinasin Juan Monaco në një ndeshje që zgjati 1 orë e 33 minuta.
 
Monaco u shfaq shumë i vogël përballë numrit 9 të Botës dhe favoritit numër 8 për të triumfuar në Miami Open përpara startit të turneut. Berdych e theu 3 herë në shërbim argjentinasin gjatë kësaj sfide dhe tashmë gati për duelin e radhës me Andy Murray-in.