Bastisje në Shtip, kapen lëndë narkotike dhe armë
14.02.2024 11:19
Dje në ora 16:40...

Dje në ora 16:40, policia e Shtipit ka ndaluar T.P. (43) dhe M.P. (74), që të dy qytetarë të Shtipit.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre, të kryer me urdhër të gjykatës, është kapur dhe konfiskuar mariuhanë dhe një pistoletë me tetë plumba të kalibrit 7.65mm për të cilën nuk ka pasur leje.
Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse.
