Patentë shoferët dhe lejet e qarkullimit nga sot ndërrohen falas

14.02.2024 09:52

Qeveria mori vendim, që mundëson....

Qeveria  mori  vendim, që mundëson ndërrimin falas të patentë shoferëve dhe lejeve për qarkullim  për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 
 
Në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse për marrjen e akteve juridike adekuate, sipas të cilave patent shoferët dhe lejet e qarkullimit  që duhet të ndërrohen para kohe, do të jenë pa pagesë.