Sigal Prishtina shkatërron Kozhuvin, shumë afër finale në Ligën Ballkanike
Sigal Prishtina e ka shkatërruar Kozhuvin, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, duke e mposhtur me rezultat 85-61...

Sigal Prishtina e ka shkatërruar Kozhuvin, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, duke e mposhtur me rezultat 85-61, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës Ballkanike.
Kampionia e Kosovës fuqishëm e ka nisur ndeshjen, duke mos rrezikuar fitoren për asnjë moment dhe duke bërë hapin e madh drejt finales. Prishtinasit pjesën e parë e mbyllen më 12 pikë epërsi (24-12), ndërsa skuadrat shkuan në pushim më rezultatin 41-25, në favor të skuadrës vendase.
Basketbollistët e Sigal Prishtinës edhe periudhën e tretë shfaqen performancë të shkëlqyer duke e mbyllur këtë pjesë më 15 pikë avantazh, derisa rezultati i përgjithshëm ishte 70-39 për Sigal Prishtinën.
Në dhjetëminutëshin e fundit, mysafirët u angazhuan më shumë, por jo sa për të bërë ndonjë rikthim sensacional, kështu që Sigal Prishtina mundi Kozhuvin, me rezultatin 85-61, duke qenë shumë afër finales së madhe të Ligës Ballkanike, ndonëse fitorja ka mundur të jetë edhe më bindëse, pasi në periudhë loje, epërsia ishte deri në 32 pikë.
Ndeshja kthyese mes Kozhuvit dhe Sigal Prishtinës, do të luhet të mërkurën e ardhshme në Gjevgjeli.