Grifits për Izraelin: Mos të injorojë thirrjet e ndërkombëtarëve
14.02.2024 11:43
Operacionet ushtarake izraelite në Rafah...

Operacionet ushtarake izraelite në Rafah, në Rripin e Gazës, mund të çojnë në një masakër, paralajmëroi nënsekretari i OKB-së për Çështjet Humanitare, Martin Grifits. Organizata i bëri thirrje Izraelit të ndalojë injorimin e thirrjeve nga komuniteti ndërkombëtar.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë publikuar një video që pretendon se tregon liderin e Hamasit, Jahja Sinuar në një tunel nën Gazë. Sinuar filloi një luftë me Izraelin, një luftë që Izraeli nuk e kërkonte, një luftë që shkaktoi vuajtje të pamasë si për izraelitët, ashtu edhe për palestinezët.
Ndërsa njerëzit e Gazës vuajnë, Sinuar fshihet në tunelet nëntokësore, tha zëdhënësi i mbrojtjes izraelite, Daniel Hagari.
Negociatat në Kajro për armëpushimin në Gaza, ku morën pjesë Shtetet e Bashkuara, Egjipti, Izraeli dhe Katari, përfunduan dje pa rezultat. Megjithatë, palët ranë dakord të vazhdojnë bisedimet edhe për tre ditë të tjera, bisedime këto në mes zyrtarëve të nivelit më të ulët.
