Phoenix fitoi derbin e perëndimit

14.02.2024 11:53

Dy ditë para nisjes së fundjasës së yjeve (NBA All-Star) në ligën më të fortë të basketbollit në botë janë luajtur gjashtë ndeshje, ndërsa fitoreve iu gëzuan Phoenix, Miami, Minnesota, Boston, Lakers e Oklahoma…

Fitorja e pestë radhazi për Boston Celtics, që mbron kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes, pas triumfit 118-110 ndaj Brooklyn. Tatum me 41 pikë ishtë më i miri në fushë për miqtë.
 
Fiton edhe ekipi i Lakers, që mundi 125-111 Detroit dhe qëndron në zonën play out. Të gjithë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Russell me 21 pikë e Davis me 20.
 
Zhgënjen Milwaukee, që në fushën e tij u mund 123-97 nga Miami. Jovic me 24 pikë e Robinson me 23 bënë diferencën për ekipin nga Florida.
 
Minnesota nuk lëshon kreun në Perëndim, duke mundur 121-109 Portland, ndeshje ku u dallua Edwards me 41 pikë.
 

Rezulatet 
Lakers – Detroit, 125-111
Phoenix – Sacramento, 130-125
Brooklyn – Boston, 110-118
Orlando – Oklahoma, 113-127
Milwaukee – Miami, 97-123
Portland – Minnesota, 109-121