"Super Bowl" më i shikuari në histori

14.02.2024 12:36

Finalja e sivjeme e futbollit amerikan...

Finalja e sivjeme  e futbollit amerikan professional (Super Bowl), në të cilin pas kohës shtesë Kansas City Chiefs me rezultatin 25:22 e mundi San Francisco 49-ers, u bë transmetimi televiziv më i ndjekur në historinë e televizionit. 
 
Me një mesatare prej 123.7 milionë shikuesish në të gjitha platformat. Finalja e sivjeme tejkaloi rekordin e vitit të kaluar me shtatë për qind. 
 
Ndeshja midis 49ers dhe Chiefs, u ndoq nga më shumë se 200 milionë njerëz në një moment gjatë transmetimit.
 
Shifrat historike të shikueshmërisë vendosin një standard të ri për transmetimet televizive, duke riafirmuar statusin e Super Boël si një nga ngjarjet më të ndjekura në Shtetet e Bashkuara. 
 
Super Bowl, në SHBA, për vite është ngjarja më e shikuar, ndërsa në renditjen e shikueshmërisë të të gjitha kohërave në të gjitha 10 vendet e para qëndrojnë finalet e NFL-it.