Liga e Kampionëve, fitore të pritura të Mançester Sitit dhe Real Madridit

14.02.2024 13:22

Mbrojtësit e titullit të kampioit evropian Manchester City....

Mbrojtësit e titullit të kampioit evropian  Manchester City në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, me rezultatin 3:1 e mundën FC Kopenhagen. 
 
De Bruyne shënoi për 1:0 në minutën e dhjetë, me asistim të Fodenit. Magnus Mattsson barazoi rezultatin në 1:1 me golin e shënuar në minutën e 34-t pas gabimit të portierit Ederson. 
 
Në minutën e 45-të, Bernardo Silva shënoi golin e epërsisë, 2:1, me asistim të belgut De Bruyne. Fare në fund, në minutën e 92-të, Phil Foden shënoi për 3:1. Sërish asistues ishte De Bruyne. 
 
Kështu, kampionët  e kontinetit të vjetër sigurojnë praktikisht kaulifikimin për në çerekfinalet e kompeticionit. Ndeshja e kthimit është më 6 mars në stadiumin “Etihad”.
 
REALI
Ndërsa skuadra e Real Madridi-it, po në ndeshjen e parë të fazës së njëjtë të garave me rezultatin minimal 1:0 e mundi RB Leipzig. Golin e fitores në minutën e 49 të ndeshjes e shënoi Brahim Diaz. 
 
Ishte kjo një mjeshtëri e vërtetë e Diaz, i cili pasi kaloi tre kundërshtar e mposhti gardianin kundërshtar.
 
“Nga kjo ndeshje largohem me këtë konstatim: ne jemi një skuadër që ka treguar solidaritet, që kemi cilësi. Kur e bëjmë këtë angazhim në këtë nivel, mund të ndodhë diçka e mire….Ata kanë dy sulmues me një profil të ndryshëm, por për mendimin tim janë shumë të mire. Fakti që kemi ruajtur  portën të paprekur  ka qenë punëshumë mire. I kemi mbuluar miri. Kemi një avantazh të vogël për ndeshjen e dytë dhe duhet ta luajmë me të njëjtin përkushtim, me të njëjtin përqëndrim si sot”. - u shpreh trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti. 
 
“Po, në fund humbëm 1-0 pas një paraqitjeje shumë të guximshme dhe të denjë nga skuadra ime me një gol të pranuar që në fillim që duhet të kishte vlerë. Më pas me mundësi nga të dyja palët, me raste të mira edhe për ne." - deklaroi trajneri i Leipzig, Marco Rose. 
 
Leipzig në disa pjesë të ndeshjes ishte skuadër mjaft e rrezikshme, por nuk ia doli ti shfrytëzojë rastet e veta. Sa ju përket statistikave në fund të dyja skuadrat kishin nga 15 goditje drejt portës kundërshtarë.