Maqedoni

Ministria e Kulturës dhe SAShK-u, marrëveshje kolektive për unifikimin e pagave

02.04.2015 14:46

Ministria e Kulturës dhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës po përgatisin marrëveshjen kolektive që ka për qëllim unifikimin e pagave në të gjitha fushat dhe institucionet e kulturës...

Takimi i punës mes këtyre institucioneve vjen si pasojë e problemeve dhe vërejtjeve të shumta se në institucione të nivelit të njëjtë, me vend pune të njëjtë, por në qytete të ndryshme ka pasur ndryshime të mëdha në paga.
 
Nga SAShK-u njoftojnë se bëhet fjalë për rreth 3300 të punësuar. 
 
“Shumë afër jemi në rrumbullakimin e të gjitha atyre çështjeve kontestuese që ishin pengesë për kontraktimin dhe nënshkrimin e tyre”- deklaroi kryetari i SAShK-ut, Joakim Nedelkovski.
 
“Biseduam për problemet dhe kjo është një mënyrë e mirë që të punohet një marrëveshje cilësore kolektive. Bëhen analiza serioze të gjendjes me qëllim sa më shpejt të dalim me propozim”- tha ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska-Milevska.
 
Kançevska tha se problemet janë të locuara, mirëpo metodologjia si të zgjidhen të njëjtat nuk është aspak e thjeshtë. 
 
Nga SAShK-u njoftuan se në fillim të muajit maj pritet që këto marrëveshje të përgatitura t’i dorëzojnë në organizatat sindikale, ku më pas vijojnë procedura të tjera deri në implementim. 
 
FLORIJE KAMBERI