Maqedoni

Kryeministri Xhaferi në Bruksel, takim me krerët e institucioneve të BE-së

14.02.2024 14:41

Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, kryeministri Talat Xhaferi në takime bilaterale me drejtuesit e institucioneve...

Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, kryeministri Talat Xhaferi në takime bilaterale me drejtuesit e institucioneve të BE-së dhe zyrtarët evropian. Xhaferi është pritur nga kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, me çka ky i fundit e ka përgëzuar për funksionin e tij, duke theksuar punën dhe angazhimin në periudhën e jashtëzakonshme dhe të rëndësishme për shtetin. Takimi është shfrytëzuar edhe për shkëmbimin e pikëpamjeve për mbështetjen e Unionit në procesin eurointegrues të vendit, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kabineti i kryeministrit, Xhaferi.
 
“Bashkëbiseduesit konstatuan se momenti i ripërtërirë i BE-së për zgjerim, është i mirëseardhur dhe duhet të jetë një nxitje për zbatimin e reformave në vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus në Planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të shpejtë në Bashkimin Evropian.”. 
 
Kryeministri Talat Xhaferi siguron autoritetet evropiane se perspektiva e BE-së mbetet strategji shtetërore dhe shtytës kryesor i ndryshimeve. 
 
Procesi eurointegrues i vendit, në fokus të bisedave të kryeministrit Xhaferi edhe me krerët e institucioneve të tjera të BE-së dhe eurodeputetët. I pari i ekzekutivit ka kërkuar nga europarlamentarët  bashkëpunim të mëtutjeshëm me përfaqësuesit e vendit tonë në Parlamentin Evropian, në rrugën e përshpejtimit të rrugës evropiane.


NERMIN MULAKI FEJZULLAHU