Botë

Tuneli Tetovë – Prizren, Qeveria e Kosovës miraton pjesën e saj të mjeteve

14.02.2024 15:51

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit...

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në Rrugën Tetovë-Prizren.
 
Ministri kosovar i infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se më këtë projektligj synohet që të hyjë në fuqi Marrëveshja e Bashkëfinancimit për ndërtimin e tunelit në këtë rrugë, që lidh Tetovën me Prizrenin.