Maqedoni

Bytyqi dhe Kazanxhiska inspektuan shkollën fillore në Vizbeg të Butelit, Qytetarët: Shkolla të hapet sa më parë

14.02.2024 16:43

Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit kanë inspektuar punimet në shkollën e re në lagjen Vizbeg...

Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit kanë inspektuar punimet në shkollën e re në lagjen Vizbeg të komunës së Butelit. Që fëmijët të fillojnë mësimin në këtë shkollë nga shtatori, Bytyqi kërkon që sa më parë komuna e Butelit të përgatisë dokumentacionin e nevojshëm  dhe përgatitjen e stafit administrativ. Qytetarët nga ana tjetër kërkojnë që sa më parë të hapen dyert e kësaj shkolle për fëmijët e tyre, me çka do t’u lehtësohej shkuarja në shkollë, si fëmijëve ashtu edhe prindërve, të cilët aktualisht i dërgojnë fëmijët në shkolla larg vendbanimit.