Maqedoni

LSM dhe MPPS shqyrtojnë çështjen e pronësisë së ndërtesës

14.02.2024 18:18

Shtëpia e punëtorëve mbetet e punëtorëve dhe ne do të luftojmë për të si para gjykatave vendase...

Shtëpia e punëtorëve mbetet e punëtorëve dhe ne do të luftojmë për të si para gjykatave vendase, ashtu edhe ato ndërkombëtare, por do të kërkojmë edhe përgjegjësi nga të gjithë të përfshirët në këtë proces, tha kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafilov, pas takimit të cilën e realizuan me Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski. Trendafillov akuzoi se ndërtesën e LSM-së, e cila gjendet në Qendër të Shkupit duan ta marrin persona me ndikim të fuqishëm, e të cilët po ndikojnë edhe në vendimet e gjykatave.
 
Temë e diskutimit kanë qenë dy tema edhe atë ligji për marrëdhëniet e punës dhe sigurisht edhe një nga temat më delikate, çështja e ndërtesës së LSM-së, ku sipas këtyre të fundit personalitete me ndikim të fuqishëm politik që përmes gjykatave të ndikojnë në vendimin e gjykatave për ta marrë nën pronësi këtë ndërtesë në Qendër të Shkupit.
 
“Takimi po mbahet tek shtëpia e punëtorëve, që dikush dëshiron ta marrë, dhe në këtë shtëpi janë të mirëseardhur vetëm ata të cilët i mendojnë të mirën kësaj shtëpie, e jo edhe armiqtë e saj. Përmendëm vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë me të cilën tentohet kjo shtëpi të merret nga punëtorët. Po ashtu biseduam edhe për ligjin e punës, ligj ky i cili nuk është sjell tanimë e 5 vite në interes të punëtorëve.”, - deklaroi kryetari i Sindikatës, Sllobodan Trendafillov. 
 
“Jemi në fazën parazgjedhore, dhe tanimë po hynë edhe në vet procesin zgjedhor, ku më pastaj ne si Qeveri dhe ministra do të jemi me kompetenca të limituara. Me shumë vëmendje ndoqëm edhe urdhëresat për ligjin e punës, ligj ky i cili është tanimë e disa vite në sirtarët e Ministrisë. Unë besoj se pas datës 8 maj me Qeverinë e re, këto kërkesa do t’i shqyrtojmë dhe të shohim cilat janë zgjidhjet.”, - u shpreh ministri i MPPS-së, Gjoko Vellkovski.
 
Nga LSM-ja, po ashtu theksuan se gjatë javës së ardhshme presin që të përsëritet procedura dhe Gjykata e Lartë të veprojë menjëherë dhe pa vonesë. 
 
FITIM KRYEZIU