Botë
Plagosen me armë zjarri tre policë në Uashington
14.02.2024 20:02
Tre policë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë të regjistruara në Uashington...

Tre policë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë të regjistruara në Uashington. Ngjarja ndodhi pasi efektivë ndodheshin në një zonë për të arrestuar një person i cili ishte denoncuar se dhunonte kafshët.
Pasi policët arritën në vendin e ngjarjes autori i ka qëlluar nga banesa.
Sipas mediave të huaja tre efektivë u plagosën, por janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor./abcnews
