Blinken viziton për herë të parë Shqipërinë, Rama i uron mirëseardhje

15.02.2024 10:22

Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken....

Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, sot do të  qëndrojë  në Shqipëri, ku do të takohet me krerët shtetërorë,  dhe afganët që po strehohen në këtë shtet. Kjo është vizita e parë e kryediplomatit amerikan në Tiranë dhe sipas Departamentit amerikan të Shtetit, ajo do të përqendrohet në të ardhmen e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor.
 
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha më herët se vizita e zyrtarit të lartë amerikan tregon se shteti shqiptar është ngritur në “një tjetër nivel” në pozicionimin e tij ndërkombëtar.
 
Përveç takimit me Ramën, Blinken do të takohet edhe me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, kryediplomati amerikan do të mbajë një fjalim në një ngjarje për të rinj që organizohet për të shënuar “të ardhmen e raporteve SHBA-Shqipëri”, thuhet në ueb-faqen zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit.Kjo është vizita e parë e Antoni Blinken në Shqipëri dhe e gjashta e një sekretari amerikan të Shtetit.