Rusia me sulm masiv në Ukrainë

15.02.2024 11:29

Në Ukrainë në mëngjes është shpallur alarm...

Në Ukrainë në mëngjes është shpallur alarm në të gjithë vendin. Forcat e mbrojtjes ajrore po zmbrapsin sulmet me raketa ruse në Kiev, konfirmoi kryebashkiaku, Kliçko. Në rajonin Kursk të Rusisë, një dron ukrainas u përplas në një depo nafte, duke shkaktuar një zjarr. 
 
Ndërsa luftimet vazhdojnë, ministrat e Mbrojtjes të NATO-s po takohen në Bruksel për t'u përgatitur për samitin e aleancës në korrik në Uashington. 
 
Vetëm dje, ukrainasit arritën të sulmojnë me sukses një anije të marinës ruse. Është e rëndësishme të sigurohemi që Ukraina do të marrë armët, rezervat, municionet që i nevojiten. 
 
“Duhet të rrisim prodhimin”, tha Xhens Stoltenberg, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. 
 
Ai po ashtu theksoi se me ndihmën e Aleancës, ukrainasit morën sërish gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia.