Mbërrin në aeroportin e Rinasit sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken
15.02.2024 11:41
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në aeroportin e Rinasit. Avioni i kreut të diplomacisë amerikane preku tokën shqiptare në orën 11:11.
Mirëseardhjen e parë ia uron homologu i tij shqiptar, ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili e pret në pistën e aeroportit.
Kjo është vizita e parë në Shqipëri e Sekretarit Blinken. Forca të shumta të sigurisë janë të angazhuara për të garantuar sigurinë gjatë gjithë vizitës së tij 8-orarëshe në kryeqytetin shqiptar.
