Renditja e FIFA-së, Maqedonia e V. Shipëria dhe Kosova humbasin pozitat e tyre

15.02.2024 13:54

Pas përfundimit të kampionateve kontinetale ....

Pas përfundimit të kampionateve kontinetale  të njohuria si Kupa e Kombeve të Afrikës si dhe Kupa e Azisë,  FIFA, ka publikuar sot renditjen e parë për vitin 2024.  
 
Të tria përfaqësueset që janë interesante për ne ajo e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës vitin 2024 e nisin me humbje të pozitave në këtë renditje. 
 
Përfaqësuesja e vendit në këtë periudhë sikurse edhe përfaqësueset e tjera të kontinetit të vjetër nuk zhvilluan asnjë ndeshje. 
 
Ajo në renditjen më të re të FIFA, ka humbur tri pozita dhe tani me 1.362 pikë e mban pozitën e 68-të. Po ashtu edhe kombëtarja shqiptare ka humbur pozitë. 
 
Shqipëria ka shënuar rënie për dy pozita. “Kuqezinjtë” kanë rënë në vendin ne 64-t me 1382 pikë. 
 
Po ashtu edhe përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka humbur një vend në ranglistën e FIFA-s. Nga pozita e 101-të, Kosova ka rënë në pozitën e 102-të me 1202 pikë. 
 
Kampionia e botës, Argjentina mbetet në vendin e parë, nënkampionia Franca në pozitën e dytë, ndërsa Anglia në vendin e tretë.