Botë

Dialogu Kosovë – Serbi, Hyseni: Serbia të merr obligimet e saja

15.02.2024 15:35

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka raportuar në Komisionin e Punëve të jashtme...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka raportuar në Komisionin e Punëve të jashtme lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Seanca ka qenë e mbyllur, për shkak të shpalosjes së dokumenteve konfidenciale që lidhen me procesin e dialogut.
 
“Kemi folur për procesin e dialogut në faza të ndryshme, por fokusi ka qenë tek muajt e fundit dhe zhvillimet që kanë ndodhur në përgjithësi përgjatë këtyre muajve. Ka qenë një mundësi e jashtëzakonshme që deputetët e të gjitha subjekteve të marrin informacione më të detajuara, sidomos për periudhat të cilat kanë qenë më të ndjeshme dhe më të rëndësishme sa i përket ecjes përpara të Kosovës në procesin e dialogut.”, - deklaroi kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.
 
Ajo njëherit theksoi se suksesi i dialogut varet nga qasja e Serbisë, e cila nuk është e gatshme të merr asnjë obligim derisa kërkojnë që vetëm Kosova të marrë obligime. 
 
“Për të pasur lëvizje në procesin e dialogut duhet që të ketë lëvizje prej palës tjetër që është e përfshirë në proces të dialogut, që në këtë rast është Serbia. Besoj që në këtë mes duhet të ketë lëvizje edhe prej BE-së në kuptim të trajtimit të palëve në mënyrë të barabartë.”, - theksoi kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.
 
Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për sulmin e armatosur të 24 shtatorit në Banjskë të Veriut të Kosovës.
 
GYLTENE SINANI