Maqedoni

Kolla e mirë, Demiri apelon për vaksinim të fëmijëve

15.02.2024 15:57

Deri tani në vend janë regjistruar gjithsej 34 persona të prekur nga kolla e mirë...

Deri tani në vend janë regjistruar gjithsej 34 persona të prekur nga kolla e mirë, tha  ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri.
 
Ai theksoi  se rasti i parë i kollës së mirë u raportua më 5 janar, ndërsa Qendra e Shëndetit Publik në Shkup më 8 shkurt shpalli epidemi në nivel të qytetit të Shkupit, pas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive. Apelon te prindërit që t’i vaksinojnë sa më parë fëmijët e tyre.
 
“Apeloj prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre, sidomos ata prindër që kanë fëmijë të vegjël, sepse vaksina është arritja më e madhe e sistemit shëndetësor. Ata prindër që nuk i vaksinojnë fëmijët dhe nuk i dërgojnë në kopsht, pyesni  se si e organizojnë kujdesin ndaj fëmijëve të tyre.”, - deklaroi ministri teknik i Shëndetësisë, Ilir Demiri.
 
Ministri Demiri, i cili ditë më parë u emërua në këtë detyrë, inkurajon ekspertët e shëndetësisë që të angazhohen bashkërisht për të arritur rezultate pozitive. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI