Maqedoni

Qytetarët e revoltuar: Paguajmë ende lejet e vozitjes dhe qarkullimit

15.02.2024 16:41

Dy ditë pas vendimit të Qeverisë që lejet e qarkullimit dhe lejet e vozitjes të jenë falas për qytetarët...

Dy ditë pas vendimit të Qeverisë që lejet e qarkullimit dhe lejet e vozitjes të jenë falas për qytetarët, në stacionet për kontroll teknike duhet të paguhet pak më shumë se 1,150  denarë. Qytetarët thonë se janë konfuzë, por edhe të revoltuar.
 
Jemi duke pritur në radhë me shpresën se vendimi tashmë i konfirmuar i Qeverisë do të funksionojë, thonë ata. Situata dallon për ngjitëset e reja ato janë në dispozicion dhe falas për qytetarët.
 
“Jo, nuk janë pa pagesë. Sot e konfirmova që paguhen.”, - tha një qytetar. 
 
“Erdha që ta ndërroj lejen, nëse procedura është pa pagesë, por më thanë se paguhet 1,150 denarë, ndërsa ngjitëse ka.”, - tha një qytetar tjetër. 
 
“Mendoj se ende paguhet për lejet, sot e konfirmova këtë gjë.”, - u shpreh një qytetare. 
 
“Pagova diku rreth 1,150 denarë dhe kam pritur radhë që nga ora 8.”, - u shpreh një qytetar.
 
“Janë larguar tablotë ku shkruan se nuk ka ngjitëse, por zotëria që punon tha se ka, dhe më dha.”, - theksoi një qytetar. 
 
“Unë nuk kam ardhur për leje, kam ardhur vetëm për të marrë ngjitësen.”, - theksoi një qytetar tjetër. 
 
MPB: Vendimi për lejet pa pagesë hyn në fuqi pas shpalljes në Gazetën Zyrtare
 
Nga MPB-ja thonë se vendimi që lejet e vozitjes të jepen pa pagesë është dhënë në Gazetën Zyrtare dhe do të hyjë në fuqi nga momenti i shpalljes. Deri më tani u jepen me urgjencë dokumente qytetarëve që kanë nevojë për shërim dhe terapi në vendet e jashtme. 
 
“Erdha, sepse burri im ka nevojë urgjente të operohet në Bullgari dhe më duhet të nxjerr pasaportën dhe më ndihmuan.”, - tha një qytetar. 
 
“Dokumentet i dhashë me procedurë urgjente, por ka rrëmujë me marrjen e tyre. Nuk mund të pres, do të vij një ditë tjetër.”, - tha një qytetar tjetër. 
 
“Shumë pritet, andaj do të vij një ditë tjetër.”, - u shpreh një qytetar. 
 
Kacarska për lirinë e lëvizjes: Nuk është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese
 
Në Gjykatën Kushtetuese janë dorëzuar pesë iniciativa për letërnjoftimet, patentë shoferët dhe pasaportat. Iniciativat i referohen periudhës së dhënies së këtyre dokumenteve personale, përkatësisht kohëzgjatjes së tyre, sepse disa janë ende të vlefshme, si dhe lirisë së kufizuar të lëvizjes, tha  kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska.
 
“Konkretisht nuk mund t’ju them se çka është kontestuar, por sigurisht kohëzgjatja e dokumenteve personale, sepse ato ende vlejnë dhe e drejta e lëvizjes që është kufizuar në këtë mënyrë. Por, në këtë rast do të duhet të dinë qytetarët se liria e lëvizjes nuk është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese. Këtë duhet ta përkufizojmë në pajtueshmëri me nenin 110 paragrafi 3 çka është në kompetencën tonë.”, - deklaroi kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska.
 
Komisioni për antidiskriminim ka vlerësuar se qytetarët që paguajnë për nxjerrjen e dokumenteve pas ndërrimit të emrit kushtetues dhe kanë marrë kopje me emrin e vjetër janë vendosur në trajtim të pabarabartë.
 
Me letërnjoftimet e vjetra lejohet hyrja  në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë, por në tabelat e regjistrimit duhet patjetër të vendoset  ngjitësja “NMK”. 
 
FLUTURA LATIFI