Botë
Liban, 10 të vdekur nga sulmet izraelite
15.02.2024 17:25
Numri i viktimave civile nga dy sulme ajrore izraelite në Liban është rritur në dhjetë...

Nga sulmet ajrore izraelite në Liban kanë humbur jetën 10 civilë, kanë njoftuar mediumet shtetërore libaneze.
Grupi militant libanez, Hezbollah, ka thënë se do të hakmerret për sulmet e së mërkurës, që goditën qytetin Nabatiyeh dhe një fshat në jug të Libanit, vetëm pak orë pasi projektilët nga Libani vranë një ushtar izraelit.
Më tepër sulme izraelite janë raportuar në jug të Libanit të enjten dhe ushtruesi i detyrës i kryeministrit të Libanit, Najib Mikati, ka dënuar përshkallëzimin. Ushtria izraelite ka thënë se sulmet e të enjtes kanë shënjestruar infrastrukturën e Hezbollahut dhe pikat e lansimit të raketave.
E mediumet libaneze kanë raportuar se sulmet ajrore izraelite janë bërë në afërsi të qyteteve kufitare Labbouneh, Wadi Slouqi, Majdal Selm dhe Houla.
