Maqedoni
Kompletimi i KShZ-së, komisioni kuvendor konfirmoi kandidaturën e Demirit
15.02.2024 18:13
Komisioni për zgjedhje dhe emrime me 10 vota për konfirmoi kandidaturën e Abdush Demirit...

Komisioni për zgjedhje dhe emrime me 10 vota për konfirmoi kandidaturën e Abdush Demirit për anëtarë të shtatë të KSHZ-së. Nuk pati kundërshtime, ndërkaq vetëm një deputetë ishte I përmbajtur. Demiri është propozim i vetëm i opozitës shqiptare Lëvizja Europiane për Ndryshim, pasi Zulfi Adili propozimi i partisë së Arjanit Hoxhës, para dy dite u tërhoq nga gara.
Deputetja e opozitës shqiptare, Safije Sadiki Shahini nuk konfirmoi nëse kanë siguruar 80 votat e nevojshme për të votuar Demirin, por tha se partitë do të duhet të mbështesin kandidatin e tyre pasi ata kanë dhënë mbështetjen ndaj kandidatëve të partive të tjera.
“Në këtë seancë u votua kandidati i opozitës shqiptare z.Abdush Demiri. Më në fund erdhëm te ky moment ku po zbatohet ligji dhe vendi vakan në KSHZ të plotësohet me antar të opozitës shqiptare. Është shumë me rëndësi të kemi një KSHZ, të kompletuar dhe si rrjedhojë të kemi zgjedhje të drejta dhe demokratike. Ne si kualicion kërkojmë nga gjitha grupet parlamentare që të përkrahin kandidatin tonë për antar në KSHZ dhe kërkojmë nga kryetari i Kuvendit që të hirrë seancë plenare sa më shpejt dhe të vendosë pikë të rendit të ditës zgjedhjen e antarit të KSHZ-së. Ne nuk e mendojmë a duhet ta votojnë apo jo, pasi ata e kanë për detyrim që ta votojnë antarin e KSHZ-së, ka qenë praktikë që në te votojmë kanditatët e tyre në KSHZ dhe ata e kanë për detyre ta votojnë kanditatin tonë”, u shpreh deputetja e “LEN”, Safije Sadiki Shaini.
Nga zyra e kryetarit të parlamentit Jovan Mitreski, njoftojnë se në kordinimin e së hënës me kordinatorët e partive parlamentare do të vendosin se kur do të vehet në rend dite propozimi që Abdush Demiri të votohet për anëtarë të KSHZ-së.KSHZ numron tanimë 6 anëtarë, katër të pushtetit dhe dy të opozitës maqedonase.
Pasi një ditë më parë kryeparlamentari Jovan Mitreski shpalli zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, KSHZ publikoi afatet e aktiviteteve zgjedhore.Partitë emrat e kandidatëve për president do të duhet ti dorëzojnë deri në KSHZ deri më 19 mars, ndërkaq listat e kandidatëve për deputetë do të duhet ti dorëzojnë më 2 prill.
Fushata për presidencialet nis më 4 prill, ndërkaq fushata për parlamentaret nis më 18 prill dhe duhet të përmbyllet 6 maj. Ndërkaq kuvendi shpërbëhet më 18 prill kur të shpërbëhet parlamenti.
MERAL ISMAILI
