Vijojnë sulmet e Izraelit mbi Gazën

16.02.2024 10:00

Ushtria izraelite nuk po i ndalon operacionet në Gazë...

Ushtria izraelite nuk po i ndalon operacionet në Gazë. Vijojnë sulmet nga toka, deti dhe ajri, ndërsa beteja kryesore zhvillohet  në Gazën jugore në Kan Junis. Tel Avivi ka akuzuar Hamasin për përdorimin e spitaleve dhe infrastrukturës tjetër civile, për të fshehur të burgosurit dhe luftëtarët.
 
Zëdhënësi i Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari, tha se forcat speciale u detyruan të operojnë në spitalin “Naser”, për të përmbushur misionin për të gjetur pengjet dhe për të gjuajtur terroristët. 
 
Mund të konfirmoj se terroristët fshiheshin dhe vepronin nga spitali “Naser” në Kan Junis, Ministrat në Qeverinë e kryeministrit, Benjamin Netanjahu, kanë refuzuar çdo diskutim për formimin e një shteti palestinez pas një raporti të Uashington Post se aleati kryesor i Izraelit, Shtetet e Bashkuara, po punon mbi planet për të krijuar një shtet palestinez. 
 
Ata thanë se shteti palestinez përbën një kërcënim ekzistencial për shtetin e Izraelit.