Greqi, çiftet e së njëjtës gjini birësojnë fëmijë
16.02.2024 10:29
Greqia legalizoi martesat e së njëjtës gjini...

Greqia legalizoi martesat e së njëjtës gjini, duke u bërë vendi i parë me shumicë të krishterë ortodokse që vepron në këtë mënyrë, raporton BBC. Që tani e tutje, çiftet e së njëjtës gjini do të lejohen të birësojnë fëmijë.
Kryeministri grek, Kyriakos Micotakis, tha se ligji i ri "do t'i japë fund pabarazisë serioze.". Ligji mori mbështetje ndërpartiake, domethënë, deputetët nga e majta dhe konservatorët e votuan atë.
Dy deputetë abstenuan, ndërsa 46 deputetë nuk morën pjesë në seancë.
Kritika të mëdha ndaj ligjit u bënë nga Kisha Ortodokse Greke. Disa nga anëtarët e kishës kërcënuan deputetët nga rajonet e tyre që "të mendojnë me kujdes për atë që po deklarojnë”.
