Konferenca e sigurisë në Mynih, Xhaferi e Osmani në takime bilaterale

16.02.2024 12:41

Kryeministri Talat Xhaferi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani...

Kryeministri Talat Xhaferi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, marrin pjesë në Konferencën e 60-të të Sigurisë në Mynih. 
 
Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Osmani do të ketë takime bilaterale me ministrat e jashtëm të disa vendeve.
 
Gjatë konferencës treditore, kryeministri Xhaferi do të marrë pjesë në disa ngjarje qendrore dhe do të zhvillojë më shumë takime dypalëshe. 
 
Fokusi i konferencës është roli i Evropës në sigurinë dhe mbrojtjen, si dhe rëndësia e zgjerimit të Unionit që ka të bëjë me situatën në Ukrainë dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.