Pas vizitës në Shqipëri, Blinken me mesazh, reforma në drejtësi, kyçe për Shqipërinë
16.02.2024 11:55
Pas largimit nga Shqipëria, sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken...

Pas largimit nga Shqipëria, sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, postoi foto nga takimi i zhvilluar me përfaqësuesit e drejtësisë, duke dhënë mesazhin se reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë.
Këto foto i postoi edhe ambasada amerikane në Tiranë dhe theksoi se sekretari i Shtetit, Antoni Blinken, përsëriti angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë takimit me krerët e drejtësisë.
“Megjithëse reforma nuk është e shpejtë, e përsosur apo e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbetemi të palëkundura në mbështetjen tonë.”, thuhet në postimin e ambasadës.
