Autobusët e NTP “Shkupi” qarkullojnë rregullisht, punëtorët do të marrin pagën e janarit

16.02.2024 13:51

Autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik “Shkupi”...

Autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik “Shkupi” kanë  ndërprerë grevën, autobusët qarkullojnë sipas orarit të rregullt.
 
Paralajmërimi i një dite më parë për grevë të transportit publik sërish i shqetësoi shkupjanët, por problemi u tejkalua pasi të punësuarit e kompanisë u njoftuan se sot do t’u paguhet rroga e janarit.
 
“Gati 20 minuta pres, unë e pres nr. 9, por nuk ka nuk e di çfarë është puna. Jo, nuk jam i kënaqur se nuk vijnë me rregull.”, - tha një qytetar.
 
“Nuk kam prit, tash sa dola, para 20 minutave.”, - tha një tjetër qytetar. 
 
“Ka mjaft. Jo, tash kam dal.”, - u shpreh një qytetar. 
 
“Jo, tash erdha.”, - u shpreh një qytetar tjetër. 
 
“Unë nuk vozitem shpesh me autobusë, por e vërej që ka linja të autobusëve.”, - theksoi një qytetar.
 
“Po kalojnë autobusët, ja tani një po vjen.”, - theksoi një qytetar tjetër.
 
“Kam dal prej mëngjesit dhe po e shoh që rregullisht ka autobusë.”, - tha një qytetare.
 
“Nëse nuk ka linjë të autobusëve, kanë të drejtë, sepse secili punon për të marrë para.”, - tha një qytetare tjetër. 
 
Autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik “Shkupi” mëngjesin e sotëm kanë dalë nga dy depot e autobusëve në Autokomandë dhe Gjorçe Petrov dhe janë në qarkullim të rregullt. (Vlora Latifi - Topojani, TVM2)