Kulturë
“Skupi”, zbulohen artefakte nga shekulli i II-të
02.04.2015 16:48
Arkeologët që hulumtojnë në lokalitetin “Skupi”, dje zbuluan artefakte të rralla nga shek i II i erës sonë. Bëhet fjalë për statujë në formë të një gruaje pa kokë...

Arkeologët që hulumtojnë në lokalitetin “Skupi”, dje zbuluan artefakte të rralla nga shek i II i erës sonë. Bëhet fjalë për statujë në formë të një gruaje pa kokë, me të cilën është mbuluar një varr për të cilin supozohet se është nga antikiteti i vonshëm i shek IV deri shek V.
Statuja mund të jetë sjellë edhe nga një lokalitet tjetër, e nxjerrë si mjet nga ndonjë objekt i vjetër, më vonë i ripërdorur si element mbulues i sarkofagut të varrit i gërryer në orkestrën “Skupi”.
Në këtë lokalitetin është në rrjedhë faza e tretë e hulumtimit, e cila duhet të rezultojë me rikonstruimin e teatrit dhe audiencës me 10 mijë ulëse, i cili pritet të përfundojë në vitin 2017.
“Po përgatitet dokumentacioni i tenderit për zgjedhjen e firmës e cila do të vazhdojë me konzervimin e plotë të objektit skenik. Tenderi është planifikuar të shpallet në fund të prillit dhe menjëherë fillojmë me rikonstruimin dhe konzervimin e objektit skenik. Audienca është hulumtuar dhe në fund të qershorit duhet të përgatitet projekt për të hapur tender”- deklaroi ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Mileska.
“Kjo është vërtetë mahnitëse. Ekipi zbuloi një varrezë e cila tani për tani përmban dy deri në tre varre me siguri nga shek. IV deri në shek. V, kur Teodosij i dytë e ngriti krishterizmin në piedestalin më të lartë të mbretërisë romake”- tha drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore, Viktor Lilciq.
Nga Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore presin që gjatë rikonstruimit të zbulohen edhe pjesë të tjera me vlerë arkeologjike.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
