KShPK: Do ta ndjekim financimin e fushatës zgjedhore
16.02.2024 14:44
Në seancën konstitutive të përbërjes së re....

Në seancën konstitutive të përbërjes së re, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit shpalosi aktivitetet që do të ndërmerren sa i përket procesit zgjedhor dhe shpalljes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në pajtueshmëri me ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe Kodin Zgjedhor.
Mes tjerash, kryetarja e KShPK-së theksoi se në fokus do ta kenë financimin e fushatës zgjedhore dhe shpenzimin e mjeteve buxhetore.
“Sa i përket ndjekjes dhe ligjshmërisë për financimin e fushatës zgjedhore dhe procesin zgjedhor do të realizojë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me mediat, shoqatat e qytetarëve dhe qytetarët dhe për këtë qëllim inkurajojmë të gjithë publikun që në kohë t’i paraqesin rastet konkrete të shkeljeve, ndalesat e parashikuara në ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe Kodin Zgjedhor.”, - deklaroi kryetarja e KShPK-së, Tatjana Dimitrovska.
KShPK: Trashëguam 547 lëndë nga përbërja paraprake
Përbërja e re e KShPK-së njoftoi se kanë trashëguar një numër të madh të lëndëve nga përbërja paraprake. Bëhet fjalë për gjithsej 547 lëndë, të cilat kanë të bëjnë me statusin pronësor, konfliktin e interesit, parandalimi i korrupsionit dhe inspektimi e legjislacionit për antikorrupsion.
“Numri i përgjithshëm i lëndëve, 547, të marra deri më 7 shkurt të vitit 2024 dhe këto 34 lëndë të pranuara në përbërjen e re do t’u shpërndahen për punë përbërjes së re të Komisionit shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.”, - theksoi kryetarja e KShPK-së, Tatjana Dimitrovska.
Në seancën konstitutive për nënkryetar të KShPK-së u zgjodh anëtari, Zoran Bogoevski. (Florije Beluli - Kamberi, TVM2)
