Dokumentet personale, LSDM: Ministri teknik po krijon kaos shtesë
16.02.2024 15:12
Golgota e sigurimit të dokumenteve personale....

Golgota e sigurimit të dokumenteve personale vetëm se ka ashpërsuar deklarimet e partive politike. Ministri teknik i brendshëm i VMRO-DPMNE-së po rëndon dhe ndërlikon punët me dokumente personale dhe bllokon dhënien e pasaportave, në vend që të lehtësojë të njëjtën, kanë akuzuar nga LSDM.
Sipas tyre, edhe pse Qeveria ka marrë vendim që patentat e shoferit të ndërrohen pa pagesë, MPB-ja ka vonuar zbatimin.
“Ende ka probleme me ngjitëset e targave. Ministria e Brendshme nuk i dorëzon rregullisht dhe mungojnë në stacionet e kontrollit teknik. Vendimet e gabuara, pengesat e procesit dhe hapat joadekuat kanë bllokuar edhe procesin e lëshimit të pasaportave. Në vend të rritjes së kapacitetit për fotografim dhe nxjerrje të pasaportave, DPMNE-ja përmes ministrit të tyre teknik, hoqi nxjerrjen e pasaportave pa termin.”, - deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.
Mickoski: Të miratohet propozim-ligji i VMRO-së
Por, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, konsideron se zgjidhja ligjore e dorëzuar në Parlament do ta eliminonte turmën nëpër sportele për sigurimin e pasaportave. Ai ka ftuar shumicën për përkrahje.
“Ne ofruam zgjidhje në kuadër të Parlamentit. Mjafton të inkurajohet mazhoranca dhe të votohet. Shumë thjesht, sikurse vepruan me flamurin evropian për ligjin e lojërave të fatit kur u përpoqën të legalizojnë bastet onlajn dhe llojet e tjera të përdorimit të lojërave të fatit celular, në mënyrë të njëjtë, ekspresë mund ta mbështesin ligjin e VMRO-DPMNE-së. Andaj i inkurajoj dhe i bëj thirrje që së bashku t'i japin fund kësaj golgote si pasojë e politikave të tyre të gabuara,”, është shprehur Mickoski.
VMRO – DPMNE-ja nëpërmjet një propozim-ligji në Kuvend kërkon të bëhen ndryshime për vazhdimin e përdorimit të pasaportave me emrin e vjetër të shtetit. (Meral Ismaili, TVM2)
