Ministria e Ekonomisë mbyll thirrjen për ndarjen e vauçerëve turistikë

16.02.2024 15:22

Për shkak të numrit të madh të aplikimeve të pranuara....

Për shkak të numrit të madh të aplikimeve të pranuara, Ministria e Ekonomisë ka marrë vendim që të mbyllet thirrja publike për organizimin e pushimeve për punëtorët me të ardhura të ulëta për vitin 2024.
 
Thirrja publike është publikuar më 12 shkurt në faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe në dy media të shkruara dhe afati i fundit për aplikim për këtë shpallje është 29 shkurt 2024. 
 
Mbi 3,600 aplikime, përfshirë edhe ato me postë deri më sot janë pranuar në pesë ditë që nga publikimi i shpalljes në Arkivin e Ministrisë së Ekonomisë. 
Ky numër aplikimesh pritet të rritet më tej me aplikimet që vijnë me postë në ditët në vijim.