Ekonomi

Ekonomi, OEM: Vendit i duhet model i ri për rritje ekonomike

16.02.2024 16:04

Ka ardhur koha për ndryshimin e modelit për zhvillim dhe rritje ekonomike...

Ka ardhur koha për ndryshimin e modelit për zhvillim dhe rritje ekonomike, vlerësojnë nga Oda Ekonomike. Sipas këtij institucioni, vendit i duhet ri-industrializim modern, transformim strukturor të eksportit, ulje e nivelit të ekonomisë së zezë dhe konsensus i përgjithshëm shoqëror për reformat dhe masat ekonomike.
 
OEM-i ka përgatitur një libër “Dokumentet strategjike të odës”, i cili sipas tyre ofron zgjidhje për problemet në ekonomi.  
 
“Ne duhet të miratojmë një strategji të saktë dhe të qartë dhe të ofrojmë zgjidhje. Në këto katër dokumente ne e bëjmë këtë. Prandaj edhe njëherë i bëj thirrje të gjithë aktorët ta marrin ta lexojnë. Këtu ka gjithçka, nëse kjo realizohet, unë ju garantoj se Maqedonia do të ishte anëtare e grupit të Vishegradit.”, - deklaroi kryetari i OEM-it, Branko Azeski.
 
“Ai potencial që e posedon Oda, nëse mundet të vihet në funksion të anëtarëve të biznesit dhe në zhvillimin e ekonomisë maqedonase duhet të jetë faktor bashkimi rreth të cilit duhet të bashkohen të gjithë aktorët në shtet duke u nisur nga akademia, duke u nisur nga biznesi, nga sektori publik apo sektori civil në drejtim të definimit të prioriteteve të ardhshme zhvillimore të Maqedonisë në dhjetë vitet e ardhshme.”, - theksoi profesori universitar, Darko Llazarov. 
 
Komuniteti i biznesit me kritika, asnjë qeveri nuk ka pasur disponim për të dëgjuar sa duhet për problemet me të cilat përballen. Nga OEM-i thonë se shpeshherë Qeveria kërkon mendimin e sektorit të biznesit për gjëra, të cilat veç më i kanë miratuar. 
 
ERSAN PAJAZITI