Maqedoni

Gjykata Penale, Boneva lirohet nga akuza për "pagesat rrugore"

16.02.2024 16:28

Është liruar nga akuzat ish-deputetja e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva...

Është liruar nga akuzat ish-deputetja e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva, për rastin “Pagesat Rrugore” që lidhet me shfrytëzimin e harxhimeve rrugore. 
 
Ajo ishte akuzuar për veprën penale – mashtrim gjatë shërbimit. Boneva akuzohej se gjatë periudhës 2011-2015 shërbimeve të Kuvendit u ka dorëzuar llogari të rreme fiskale të pagesave rrugore, pas çka i janë paguar mbi 10,000 euro, edhe pse ka pasur banesë në Shkup dhe nuk ka udhëtuar për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.
 
Nga Gjykata Penale thonë se Prokurori Publik, nuk ka dëshmuar veprën për të cilën ngarkohet e akuzuar.