Maqedoni
Zhvillimet në Ash, reagon krahu i Ziadin Selës
16.02.2024 17:34
Ka reaguar ASH-ja, krahu i Selës. Ata thonë sot ishim dëshmitarë...

Ka reaguar ASH-ja, krahu i Selës. Ata thonë sot ishim dëshmitarë edhe të një absurdi të llojit të vetë.
"Gjithçka që thanë është e pavërtetë dhe tentim për manipulim. E para, Kuvendin e thërret kryetari i kuvendit, ndërsa sa për konsultim me kryetarin e partisë, e kemi pritur dy muaj të thërrasë kryesinë, e kemi pritur me javë për takim, por paraprakisht edhe jemi konsultuar.
Jolegjitim dhe ilegal është tubimi i thirrur në Kumanovë, ku nuk pati as ftesë, as procesverbal, as vulë, as firmë, as edhe një procedurë statutare. Sa i takon Kongresit, atë e thërret kryetari i partisë, ose 2/3 e kuvendarëve.
Kongresin e thirrën 2/3 e kuvendarëve të pranishëm në Kuvendin e vetëm legal të thirrur nga kryetari i kuvendit, Ziadin Sela. Sa për të ashtuquajturin Kongres, të cilin e kanë thirrur, dje për sot, ka një sërë shkeljesh.
Në radhë të parë, nuk janë ftuar delegatët e Kongresit, as zyrtarët më të lartë, as deputetët, as shumica e delegatëve, që tregon se po përgatitet falsifikimi i radhës. Duam të njoftojmë mbarë opinionin, anëtarët e Aleancës për Shqiptarët dhe delegatët e Kongresit, se mbledhja e sotme është jolegjitime dhe jolegale.
Kongresi i vetëm legal, mbahet të dielën, më 18 shkurt, me fillim në ora 13:00 në sallën e Operas dhe Baletit në Shkup."
