Botë
Rusi, mbytet anija e peshkimit, 54 të vdekur, kërkohen 15 marinarët e zhdukur
02.04.2015 17:20
Një anije peshkimi është mbytur në perëndim të Oqeanit Paqësor, pranë gadishullit Kamchatka...

Të paktën 54 persona kanë humbur jetën, 63 të tjerë janë shpëtuar, por shumë prej tyre ndodhen në gjendje kritike të shkaktuar nga hipotermia.
Mediat ruse kanë bërë të ditur se në anije ndodheshin më shumë se 130 persona. Pesëmbëdhjetë anëtarë të ekuipazhit mbeten ende të zhdukur.
78 pjesëtarë të ekuipazhit janë rusë, ndërsa pjesa tjetër janë nga vende si Letonia, Ukraina dhe Mianmari. Sipas burimeve ruse të emergjencës, anija është fundosur brenda 15 minutave.
Nuk ka ende asnjë koment zyrtar se çfarë mund të ketë shkaktuar fundosjen e anijes.
Një burim i Ministrisë rajonale të Emergjencave i ka thënë Agjencisë TASS se akulli mund të ketë luajtur rol për këtë.
