Maqedoni

Ndrrimi i dokumentave, fluksi i qytetarëve sa vjen e shtohet

16.02.2024 18:01

Nëpër stacionet për kontroll teknik ka vazhduar fluksi i qytetarëvе...

Nëpër stacionet për kontroll teknik ka vazhduar fluksi i qytetarëvе për të ndruar lejet e qarkullimit dhe për të vendosur ngjitesët NMK.
 
Pas vendimit të Qeverisë që lejet e qarkullimit të jenë falas, në stacionet për kontroll teknik qytetarët janë të detyruar të paguajnë diku rreth 1 mijë denarë për të njejtat. Nga stacionet për kontroll teknik arsyetohen me atë se ende nuk kanë marrë shkresë zyrtare për këto ndryshime.
 
Qytetarët nga ana tjeter janë konfuzë, por edhe të revoltuar për shkak se detyrohen të paguajnë për dokumentë për të cilat kanë paguar veqmë një herë. 
 
“Po e pagova lejen e qarkullimit për 990 denarë. Më informuan se qeveria ka sjellur vendim për të qenë falas lejet e qarkullimit, por meqë shërbyesit ende nuk kanë pranuar shkresë nga MPB, unë e pagova lejen e qarkullimit”, u shpreh qytetari.
 
“Po më morrën para. Nuk e pash sa, me kartelë pagova”, theksoi qytetari.
 
“Nuk e di më dhanë leje qarkullimi të re. Por a kam paguar nuk e di, më kërkoi kartelën dhe letërnjoftimin, kurse sa ka paguar, nuk e di, nuk më dha llogari fiskale”, u shpreh qytetari.
 
Dоkumentat personale, MPB me sms njofton qytetarët
 
Sa i perket pasaportave Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Toni Angellovski informoi se ato të cilët janë fotografuar në objektin  e RTVM-së apo në stacionin policor Prolet do të marrin sms porosi se  pasaportat e tyre janë gati dhe të njejtat mund ti tërheqin.
 
Gjithashtu mund të kontrollojnë në veb faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme nëse pasaportat janë gati. Qytetarët të cilët janë fotografuar në pikat tjera në Shkup ose në qytetet tjera, pasaportat e gatshme do t’i marrin sikurse deri tani. 
 
“Të gjithë atyre të cilëve iu është përgaditur pasaporti, ndërsa janë fotografuar në objektin e RTVM-së, apo në stacionin policor “Prolet”, do të marrin SMS porosi se pasaporti është gati, që të vijnë ta marrin. Gjithashtu mund të bëhet kontroll edhe në web-faqen e MPB-së se a është pasaporta juaj e gatshme. Përsëris kjo vazhdon vetëm për ato qytetarë që janë  fotografuar në stacionin policor Prolet dhe në RTVM. Në të gjithë qytetarët të cilët janë fotografuar në punktet tjera në Shkup apo në qytetet tjera në shtet, mbetet mënyra e deritanishme e marrjes së pasaportit”, theksoi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.
 
Me pasaportat e vjetra nuk lejohet dalja nga shteti, përveq për ata që duhet të kthehet në vend me kusht që të paijisen me fletëudhëtim në zyrat diplomatike-konsullore të Minisitrisë së Puneve të Jashtme. 
 
Ndërsa me letërnjoftimet e vjetra lejohet hyrja  në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë, por në tabelat e regjistrimit duhet patjetër të vendoset  ngjitësja “NMK”. 
 
GAZMEND KURTISHI