Sportet E Tjera

Europiani i Peshëngritjesm Calja renditet në vendin e pestë

16.02.2024 17:56

Në Sofie të Bullgarisë po zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes për të Rritur...

Në Sofie të Bullgarisë po zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes për të Rritur, turne ku Shqipëria përfaqësohet me 7 shtangistë.
 
I pari që u ngjit në pedanë mbrëmjen e kaluar ishte Briken Calja, që garoi në peshën deri në 73 kilogramë, ku u rendit në vendin e pestë pa mundur dot të kapë podiumin.
 
Me këtë rezultat në dygarësh, Calja mban gjallë shpresat për t'u kualifikuar për në Olimpiadën e Parisit. Më premtues ka qenë stili i shtytjes për sportistin kuqezi, që ka ngritur 180 kg në provën e parë, por ka dështuar në dy të tjerat, me 185 dhe 186 kg, duke mbetur në vendin e 5-të, ashtu sikundër do të renditej i 5-ti edhe në dygarësh me 328 kg.
 
Titulli I kampionit tw botws nw kwtw kategori I ka takuar shtangistwt bullgar Bozhidar Andreev. Sonte në mbrëmje ngjitet në pedanë peshëngritësi tjetër kuqezi, Erkand Qerimaj, në kategorinë e peshës trupore deri në 81 kg.