Sportet E Tjera
FIS, Gut-Behrami triumfoi në Crans Montana
16.02.2024 17:58
Skiatorja zvicerane Lara Gut-Behrami, ka fituar garën e lëshimit të zhvilluar sot në Crans Montana...

Skiatorja zvicerane Lara Gut-Behrami, ka fituar garën e lëshimit të zhvilluar sot në Crans Montana, meçrast në renditjen e përgjithshme ka rritur avantazhin ndaj amerikanes Mikaele Shiffrin.
Gut-Behrami triumfoi me kohën e përgjithshme 1:19.11, ndërsa me 21 të qindtat kohë më të dobët në pzoitën e dytë u ndal bashkëpatriotja e saj Jasmine Flury ndërsa e treta ishte austriania Cornelia Hütter (1:19.32).
Për 32-vjeçaren Gut – Behrami, ishte kjo fitorja e shtatë sezonale ose e 44-ta në karrierë. Aj tani në renditjen e përgjithshme ka 1.314 pikë ose 105 më shumë se Shiffrin (1.209), e cila u lëndua në Cortina d'Ampezzo.
Në renditjen e lëshimit edhe më tej në pozitën e parë me 350 pikë është italiania Sofia Goggia, e cila për shkak të lëndimit ka përfunduar sezonin. Gut-Behrami me 309 pikë, mban pozitën e dytë.