Botë

Kosova shënon 16 vjetorin e pavarësisë

17.02.2024 12:44

Kosova shënon 16 vjetorin e pavarësisë së saj, një nga datat më historike të shtetit dhe popullit kosovar....

Kosova shënon 16 vjetorin e pavarësisë së saj. Kjo është një nga datat më historike të shtetit kosovar, thane udhëheqësit e tri insitucioneve më të rëndësishme të Kosovës. Duke përkujtuar më meritorët për lirinë dhe mëvetësinë e Kosovës presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe kryetari I Kuvendit Konjufca thanë se 17 shkurti sa është datë unike e cila bashkon në kauzën e dashurisë për Republikën dhe përpjekjeve për ta ngritur lart emrin e saj. 

“Sot shënojmë të arriturën më të madhe historike të popullit tonë, shënojmë ditën kur shteti ynë u shpall I pavarur, I lirë dhe demokratik dhe këto 16 vite të shtetit tone Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm prëpara dhe të vendosur, natyrisht për të treguar para botës se jo vetëm që e ka merituar lirinë dhe pavarësinë e saj, por është edhe kontribuese e paqes.”, tha Vjosa Osmani, presidente e Kosovës.
 
“Sot është edhe ditë jo vetëm e festimit por edhe e refklektimit dhe falenderimit dhe mirëmnjohjeve, sepse falenderimi I pare shkon për ata dëshmorë dhe mrtirë të cilët e dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë,”, tha Glauk Konjufca, kryetar i kuvendit të Kosovës.
 
“Ky 16 vjetor e zë Kosovën me pasaportën e fuqishme si asnjëherë më pare, duke mundësuar që qytetarët të lëvizin lirshëm në 26 vende, gjithashtu në aspektin ekonomik dhe demokratik, edhe në aspektin e sigurisë dhe integritetit mund të themi dhe duhet të themi se Republika jonë asnjëherë nuk ka qenë më e sigurtë, e lirë dhe demokratike.”, tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. 
 
Osmani, Kurti dhe Konjufca bashkë me kabinetin qeveritar bënë homazhe te varri I ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Krerët e shtetit në kuadër të shënimit të 16 vjetorit të pavaësisë së Kosovës kanë bërë nderime edhe  te varri I veprimtarit të çështjkes kombëtare Adem Demaçi. 
 
ERSAN PAJAZITI