Maqedoni
Nënshkruhet marrëveshja ASh-LEN, Taravari: Lëvizja do të bëjë histori
17.02.2024 14:14
Nënshkruhet bashkëpunimi në mes ASh-së dhe LEN për zgjehdjet presidenciale dhe parlamentare...

Nënshkruhet bashkëpunimi në mes ASh-së dhe LEN për zgjehdjet presidenciale dhe parlamentare, koalicion ky i cili tani më do të quhet VLEN. Beteja e këtij koalicioni siç tha kandidati për president i opozitës shqiptare Arben Taravari do të jetë sistemi 21 vjeçarë.
“Unë më nuk planifikojë të përmendi emra partish. Ja vlen të themi opozita shqiptare, ose jo opozita shqiptare, kjo është veçmë një lëvizje, lëvizja shqiptare, e cila do ta bën historinë në RMV, duke e sjell ndryshimin politik te shqiptarët. Unë sdua të përmend as kundërshtar politik më, ne do ta bëjmë betejën politike me një sistem të kalbur 21 vjeçarë.”, tha kandidati për president i opozitës shqiptare, Arben Taravari.
Vendimi i Taravarit për të shkuar në zgjedhje së bashku me opozitën, ndau në dysh Aleancën për Shqiptarët. Krahu i kryetarit të Kuvendit të ASh-së Ziadin Sela ka paralajmëruar mbajtjen e kongrersit partiak për të dielën, kurse një kongres të jashtëzakonshëm e ka organizuar edhe Taravari të premten.
ERSAN PAJAZITI
