Botë
Konferenca e sigurisë në Mynih, diskutohet mbi rreziqet e sigurisë globale
17.02.2024 14:41
Krizat aktuale në botë - fokusi kryesor i Konferencës së 60-të të Sigurisë në Mynih....

Krizat aktuale në botë - fokusi kryesor i Konferencës së 60-të të Sigurisë në Mynih. Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë po përpiqen të gjejnë formulën për paqen dhe sigurinë në një kohë kur lufta në Ukrainë po shpërthen për të dytin vit dhe Lindja e Mesme po bëhet një fuçi baruti që kërcënon paqen globale. Kancelari gjerman Scholz, premtoi 28 miliardë euro ndihmë për Kievin, u bëri thirrje vendeve të tjera evropiane të bëjnë të njëjtën gjë.
“Ne të gjithë e dimë se çfarë do të thotë një fitore ruse në Ukrainë. SHBA e mbështeti atë me mbi 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake në vit, me një prodhim të brendshëm bruto prej 28 trilion dollarë. Një përpjekje e krahasueshme duhet të jetë më e pakta që çdo vend evropian duhet të bëjë. Po flasim për kërcënimin më të madh të sigurisë në kontinentin tonë, luftën këtu në Evropë. Vetëm nëse jemi të bashkuar, Putini do të kuptojë se nuk do të ketë paqe të diktuar nga urdhri i Moskës.”, tha kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.
2024 duhet të jetë viti i rivendosjes së plotë të rendit botëror të bazuar në rregulla – tha presidenti ukrainas Zelensky.
“Sa më gjatë të zgjasë agresioni rus kundër rendit botëror të bazuar në rregulla, aq më të mëdha janë ndryshimet që ai shkakton dhe çdo shpërthim lufte në të ardhmen rrezikon të kthehet në një katastrofë globale. Ndoshta furnizimet ushqimore ose migrimi do të thyejnë ekuilibrat ekzistues rajonalë dhe do të minojnë shumë sisteme politike. Ndoshta Evropa po përballet me momente kur çështja e thirrjes së nenit 5 të marrëveshjes së NATO-s nuk do të jetë aspak një çështje për Uashingtonin, por për kryeqytetet evropiane.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Konferenca vjen pasi konflikti midis Rusisë dhe Perëndimit ka sjellë luftë në Evropë, e cila ka luftuar për dekada për të siguruar paqen, të mbështetur nga garancitë e sigurisë së SHBA-së për aleancën e NATO-s, të cilën Trump ka kërcënuar ta heqë. Rusia dhe Irani, të cilët mbështesin Houthi-t dhe Hezbollahun anti-izraelit në Liban, nuk u ftuan sepse, sipas organizatorëve, ata nuk kanë treguar se interesohen vërtet për negociatat.
GAZMEND REXHEPI
