Maqedoni

VMRO-DPMNE: Zaevi përzgjedh ekipin sipas personazhit të tij

02.04.2015 17:50

Ekipi i Komunës së Kumanovës është i njohur sipas borxheve të cilat i bëri në komunë dhe shumë aferave tjera...

Ekipi i Komunës së Kumanovës është i njohur sipas borxheve të cilat i bëri në komunë dhe shumë aferave tjera, reagon VMRO-DPMNE menjëherë pas publikimit të “bombës” së fundit të LSDM-së, e cila u shpalos në Kumanovë.
 
LSDM-ja shpejt montoi dhe ngjiti incizime me qëllim që të fsheh skandalin të cilin Zaevi e bëri në pres-konferencën e djeshme në Shkup, kur shpalosi sekretin shtetëror për donacionin e mjeteve për njësitë speciale të MPB-së, thuhet në reagim.
 
“LSDM-ja i fitoi zgjedhjet me anë të presioneve, me ryshfet klasik të qytetarëve dhe më e rëndësishme nga të gjithë me negociata joprincipiele, me struktura të cilëve më vonë ju mundësua të bëjnë gjithçka në Komunën e Kumanovës kundër interesave të qytetarëve. Gjithë qytetarët e Kumanovës e dinë si Damjanovski dhe ekipi i tij e kanë fituar mandatin dhe si ata udhëheqin me komunën. Qytetarët asnjëherë nuk do t’ia falin se si në mënyrë joprincipiele e shitën komunën dhe interesat e tyre”- thuhet në reagimin e VMRO-së.
 
Partia në pushtet sulmon LSDM-në, duke thënë që lideri i partisë, Zaevi, përzgjedh bashkëpunëtorët e tij sipas personazhit të vet, “secili më i fundosur në kriminal dhe afera”, dhe se atë që bën LSDM-ja është me qëllim të shkaktojë destabilizim të shtetit, të prish reputacionin e tij dhe të prish bashkëpunimin me shtetet miqësore.
 
BESA JASHARI