Maqedoni
Afatet për realizimin e zgjedhjeve, Dashtevski: Gjithçka shkon sipas planit
17.02.2024 15:51
Rrjedhin afatet për procesin zgjedhor ndërkaq nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për TVM-2..

Rrjedhin afatet për procesin zgjedhor ndërkaq nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për TVM-2 thonë se gjithçka po realizohet sipas planit. Kreu i këtij organi, Aleksandar Dashtevski, pret që këto zgjedhje të jenë më pak të komplikuara se ata të fundit lokale. Pas shpalljes së zgjedhjeve nga ana e Kuvendit, puna e parë e KShZ-së është që të azhurojë listën zgjedhore, pasi që paraprakisht të dhënat t'i lëshojë Ministria e Punëve të Brendshme.
“Tani janë në rrjedhë e sipër këto veprime, sipas planit po rrjedh gjithçka dhe mendoj se është edhe më mirë se në zgjedhjet e kaluara në kuptim se zgjedhjet e kaluara ishin më masovike dhe kohë pandemie dhe e dyta, kishte numër rekord të kandidatëve të pavarur dhe listave të pavarura. Pra, kishte më shumë lista. Kishte 4 fleta në Shkup dhe nga 2 në secilin qytet. Tash do të jetë më e thjeshtë. Rrethi i parë janë presidencialet, ku do të ketë 5-6 kandidatë një fletë, ndërsa rrethi i dytë janë së bashku, por megjithatë do të ketë 2 kandidatë në fletën presidenciale.”, tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.
Të drejtë vote do të kenë ata që kanë dokumente udhëtimi personale të reja, si dhe ata që posedojnë letërnjoftim me emrin të vjetër të shtetit për me afat të paskaduar. Sqaron edhe të drejtën e votës për diasporën.
“Ata do të jenë të regjistruar dhe më pas do të votojnë, kush me letërnjoftim, kush me pasaportë të ndryshuar ose me fletudhëtim që i jep MPB-ja.”, u shpreh Dashtevski.
Kreu i këtij organi llogarit se mjetet e ndara nga shteti do të jenë të mjaftueshme për mbajtjen e procesit zgjedhor.
“Këta që mbesin diku 6 milionë e diçka për zgjedhje do të jenë të mjaftueshme, megjithatë nëse nuk janë të mjaftueshme do të kërkojmë mjete shtesë që të mund t’i paguajmë të gjitha obligimet që parashihen në afatet dhe ligjin.”, tha Dashtevski.
Edhe aspekti operativ dhe furnizues janë siguruar, thotë Dashtevski, përfshirë edhe gjendjen e rregullt të UV-llambave, baterive dhe pjesën tjetër teknike për realizimin e procesit zgjedhor.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
