Maqedoni
Mjekët: Ulet lehtë numri i të infektuarve me grip
17.02.2024 16:16
Instituti i shëndetit publik ka bërë të ditur se prej 5 deri më 11 shkurt...

Instituti i shëndetit publik ka bërë të ditur se prej 5 deri më 11 shkurt, në vend u raportuan 1.875 raste me grip. Por javën e fundit në klinikën e fëmijëve vërehet rënie e të prekurve nga gripi.
Në klinikën e fëmijëve gjatë 24 orëve kontrolloehn gjithsejt 50 deri në 100 fëmijë. Mjekët thonë se është ulur numri i kontrolleve por edhe i rasteve me grip.
Sipas mjekëve është arritur piku i të sëmurëve me grip dhe infeksione virale, dhe aktualisht ka filluar të ulet lehtë numri i të hospitalizuarve dhe pacientëve të infektuar.
“Në klinikën tonë kemi 10 deri në 15 pacientë në ditë që hospitalizohen të cilët janë me patologji të ndryshme, përafërsisht 30 deri në 50 përqind janë me simptome të infeksioneve akute virale. Kinika e fëmijëve zakonisht ka nga 80 deri në 100 pacientë të hospitalizuar. Mendoj se është arritur piku dhe numri i pacientëve të ri të hospitalizuar është ulur.”, tha Vesna Miceska, mjeke në Klinikën e Fëmijëve.
Mjekët thonë se pacientët aktualisht kërkojnë ndihmë mjeksore për problemet me kollitjen, temperaturë të lartë apo probleme tjera shëndetësore.
“Pacientët më shumë kërkojnë ndihmë për shkak të infeksioneve akute virale që më shumë ndikon tek rrugët e frymemarrjes, që kanë simptome me temperaturë të lartë, kollitje, të vjellura dhe barkqitje në raste me të rralla. Tek ne vijnë pacientë nga 0 deri në 14 vjeç, por më shumë vijnë foshnjet dhe fëmijët e vegjël, u bëjmë pasqyrë të gjakut, disa kanë nevojë edhe për hospitalizim.”, tha Miceska.
Edhe nëpër ambulanca private ka filluar të ulet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë shëndetësore. Mjekët rekomandojnë që qytetarët të evitojnë ambientet e mbyllura me shumë persona posacërisht fëmijët që kanë simptome të infeksioneve akute virale të mos përzihen me fëmijët e tjerë që të mos përhapen infeksionet.
VLORA LATIFI TOPOJANI
